Ditën e sotme, ministri i BrendshëmTaulant Balla, ka reaguar lidhur me arrestimin e policit Gledis Lushi, i cili ndihmoi shtetasin Elidon Çela.
Ky i fundit është pronari i Agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në portin e Durrësit në tetor të vitit të shkuar me 522 mijë euro të padeklaruara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka deklaruar se po vijon me intensitet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.
Sipas Ballës, forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm.
Postimi i Ballës:
“Ndërsa vijon me intensitet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit, një tjetër punonjës policie është arrestuar në Policinë Kufitare të Durrësit, për një shkelje të rëndë. Forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm. Hetimet për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm, do të na mundësojnë pastrimin e duhur dhe besimin e plotë të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post