Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Roland Bejko u shpreh se nëse Shqipëria do të ishte një vend demokratik do të kishte rënë qeveria me incineratorët. Ai tha se në këtë çështje del emri i kryeministrit dhe sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, në lidhje me mafien e plehrave.
Bejko: Nëse do të ishim një vend demokratik sot do të kishte rënë qeveria. Mafia e plehrave duket sikur e kishte lënë jashtë vëmendjes, por edhe këtu u fut përmes niveleve të larta të qeverisë, ku del emri i kryeministrit dhe sekretarit të kryeministrisë, pastaj të tjerët janë të parëndësishëm.
A jam optimiste këtë lëvizje që ka bërë SPAK? Është lëvizje e mirë, por ama nuk është e mjaftueshme dhe kjo më bën pesimist, pasi e kanë problemin aty dhe nuk i shkojnë pas problemit, më shpejt i shkon media. Ka qenë bast i madh edhe i ndërkombëtarëve me reformën në drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post