Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me arrestimin e dy punonjesve te Tatimeve qe akuzohen për korrupsion.
Behet fjale per kryetarin e PS-se se njesise 3 ne Tirane, Artan Kroj dhe Gentian Elezit, te dy inspektore.
Pas berjes publik te lajmit, policia ka dhene detaje ne lidhje me arrestimin e tyre.
Njoftimi i Policise se Durresit:
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal në ngarkim të tre shetatsve me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Janë arrestuar
Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;
Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këtë përsona duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.
Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.
?Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post