Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas lajmit për arrestimin e ish-drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e kryeqytetit, pasi akuzohet se ka përfituar në formë ryshfeti shuma të konsiderueshme parash.
Ai ka publikuar një foto në të cilën Viola Sterjo shfaqet krah kryebashkiakut, duke shtuar se “i cakton Erion Veliaj në pozicione strategjike për të kapur paranë publike”.
“Viola Sterjo, simboli i Bashkisë Tiranë. Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni.
I cakton kryebashkiaku në pozicione strategjike për të kapur paranë publike. Zullumqarë. Ekip i denjë vetëm për qeli.
Një gjykatë europiane, e paintimiduar nga politika, do t’i kishte nxjerrë nga bashkia me pranga. S’do të kishin as mundësinë për të kandiduar”, shkruan Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post