Numri dy i PS, Taulant Balla ka reaguar për arre.stimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha nga SPAK.
Balla thotë se rasti i gjyqtares sështë ndër shembujt e parë teksa institucionet e reja të drejtësisë po i japin përgjigje skeptikëve apo mosbesuesve, me rezultate konkrete.
Balla thotë se Vetting-u nuk ndalet, dhe se Basha me Kryemadhin të ndalojnë takimet e fshehta me ish-gjyqtare e ish-prokurorë.
Deklarata e Ballës:
‘Kush ankohet apo s’ka ende besim tek institucionet e reja të Drejtësisë, çdo ditë po merr përgjigje.
Institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë dhe po e tregojnë këtë ditë pas dite me rezultate konkrete.
Hetimet pro-aktive dhe arre.stimet e kryera nga SPAK-u dhe procedimet e kryera nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si për gjyqtarin e Korcës, për gjyqtaren e arrestuar sot dhe për të tjerë në proces, janë vetëm shembujt e parë të përkushtimit për të kryer detyrën, por edhe inkurajim për punë të tjera në vijim, si një proces i rëndësishëm për rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia.
Zbatimi me përpikmëri i reformës në drejtësi dhe vetingut, po mundëson një drejtësi të re e të pavarur, e cila nuk do të dijë as se kush je apo çfarë pozicioni politik ke.
Meqenëse fola për vetting-un, dua t’i them Lulit dhe Monikës mjaft takoheni skutave me ish-gjyqtarë e ish-prokurorë. Nuk ka asnjë shans që ky proces të kthehet mbrapsht.’-shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post