Kreu i Komisionit të Ligjeve u shpreh në emision se ‘vulën’ për hetimet ndaj skemës së korrupsionit për të cilën u arrestua gjyqtarja e Krujës do ta vejë në fund procesi gjyqësor. Sipas Manjës do të jetë gjyqi ai që do të vendosë nëse hetim e SPAK ishin cilësore apo jo.
Deklarata e Manjës:
“Unë do ta përcaktoja me një fjalë: Drejtesia e re ne veprim. SPAK gradualisht ka filluar të japë produktet e para në luftën kundër korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe ata të drejtësisë. Normalisht nuk është lajm i mirë në kuptimin për gjyqësorin. Por në fund të fundit është proces që nuk mund të shmanget. Kush përpiqet të bëjë drejtësi selektive, normalisht do të përballet edhe me pasojat. Por, duke konsideruar perzumimin e pafajësisë, do të jetë gjyqi që do të vendosë nëse hetimet e SPAK ishin cilësore apo jo“, tha Manja për ‘Java në RTSH’.
Diskutime rreth kësaj post