Ish ministri Besnik Mustafaj i ftuar në ABC ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ku thekson se është një ndër zyrtarët që nuk i ndikon Ramës në jetën politike ndaj dhe nuk e ka mbrojten e tij.
“Unë dua të besoj se arrestimi i tij është një fillim, për luftën ndaj krimit të organizuar. SPAK është shumë larg pritshmërive tona, sepse nuk po vepron për fakte të publikuara, se ishte dhe rasti i fundit ku dolën dhe ish bodigardët e ish ministrit Tahiri, ku SPAK duhet të marrë nën hetim atë zinxhir politik. Arrestohet tashmë kryebashkiaku i Lushnjes, dhe fakti është se duhet që të merret nën hetim.
Nuk ka asnjë shans që Rama të marrë në mbrojtje kryebashkiakun si ai i Lushnjës, ai ka marrë në mbrojtje Elvis Roshin, kurse ushe është një budalla që do i përgjigjet ligjit dhe nuk është pjesë e një rrjeti. Rama ka mbrojtur Vangjush Dakun, ku dhe vetë ambasada amerikane dhe strukturat e tjera janë deklaruar perte. Rama bën zhurmë për ato që nuk kanë ndikim për profilin e tij politik.
Lufta që bëri mazhoranca për korrupsionin ishte për Berishën që ka 8 vjet që nuk është në pushtet, do kthehemi pas apo do hyjmë tek inceneratorët që janë bërë vjet, Nuk fillohet nga larg por nga e tashmja. Ky parlament duke filluar nga Taulant Balla deri te Jenishehri përfaqësojnë nivelin më të ulët të politike shqiptare, ky ishte parlamenti më i keq që unë kam parë në drejtim të vendin”, – ka thënë Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post