Në banesën e saj policia i ka gjetur disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo, të vendosura në ballkon. Policia ka shoqëruar në komisariat edhe partnerin e saj. Sipas deklaratës që këngëtarja dha, kanabisin e kishte mbjellë për përdorim vetjak dhe partneri i saj nuk ishte në dijeni të kësaj.
Në emisionin “Shqipëria Live” në një lidhje direkte ka qenë Zhaklina Lekatari e cila ka dhënë opinonin e saj në lidhje me arrestimin e Encës. Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.
“Në një vend si Shqipëria që flietet për kultivimin e kanabist në masë, më vjen për të qeshur që personat që punojnë nëpër institucione, nuk fliten dhe lakohen, ndërkohë që Enca ndodhet në të gjitha media dhe lakohet nga të gjithë më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjharët e saj. Më duket hakmarrje, ose xhelozi”, shprehet Zhaklina.
Diskutime rreth kësaj post