Luçiano Boçi në një komunikim të drejtpërdrejtë për një emision televiziv, foli për masën ndaj Sali Berishës dhe tubimin e djeshëm poshtë banesës së ish-kryeministrit.
Boçi u shpreh se nuk do lejojnë që opozita dhe pluralizmi të dorëzohet te kryeministri Edi Rama, ku këtë të fundit e akuzoi se po godet kryetarin e opozitës. Ndërsa në lidhje me masën ndaj Berishës, tha se është një rast i paprecedentë, teksa shtoi se ky vendim po ngjall revoltë dhe zemërim te qytetarët.
Ndër të tjera, Boçi lajmëroi për një tjetër tubim sot, në orën 17:30.
“Organizmi i djeshëm poshtë banesës së ish-kryeministrit ishte spontan, ashtu siç ndodhi edhe më datë 31 dhjetor. U shpreh solidariteti për Berishën dhe zemërimin që ‘drejtësia e re’ ndërmori ndaj tij. Berishës i është ndaluar edhe komunikimi, megjithatë gjykata ka vlerësuar politikisht vendimin e saj. Situata është e paprecedentë, pasi është lobuar në mënyrë të pistë ndaj opozitës, ku në fund i goditet drejtuesi, njeriu që ka luajtur një rol kyç në kapërcimin e diktaturës në demokraci.
Dua të theksoj se vendimi ndaj Berishës është antikushtetues. Ligji konsiderohet i barabartë, por duhet të jetë i tillë dhe për ato institucione, si p.sh Prokuroria Speciale. Këto institucione qartazi nuk e kanë respektuar ligjin për zotin Berisha. Nuk ka përputhje të hetimit ndaj tij dhe masës së arrestit. Nuk ka arsyetim në gjoja mosrespektim të paraqitjes së ish-kryeministrit. Berisha ka qenë aty 24/24 me deklarata.
Ka një frikë sigurisht nga ana e mazhorancës, e cila po godet kryetarin e opozitës. Është dëshmuar tashmë se është një frikë e brendshme e Ramës. Dihet fryma dhe shtysa që ai i ka dhënë SPAK-ut për zotin Berisha. Ne jemi këtu dhe nuk e dorëzojmë opozitën te Rama. Situata të tilla ku goditet kreu i opozitës ngjall revoltë dhe zemërim, dhe kjo duket qartë te qytetarët.
Dua të bëj me dije se sot do të ketë një tjetër grumbullim, do të fillojë rreth orës 17:30.”, u shpreh Boçi.
Diskutime rreth kësaj post