Nënkryetari i “Rithemelimit” Luçiano Boçi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë të drejtojë PD-në edhe pse është në “arrest shtëpie”.
Komentet Boçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se drejtuesit e tjerë të PD duhet të angazhohen tani dhe të marrin përgjegjësitë e tyre organizative, për të maksimalizuar mbështetësit.
“Berisha e ka thënë, ai është kryetari i PD, do ta drejtojë PD. Ai e ka thënë, edhe në skutën më të thellë, edhe në hënë po të më çojnë, do e drejtoj PD.
Detyra e drejtuesve të tjerë të PD është që të marrin përgjegjësitë e tyre organizative, të thërrasin njerëzit që të jenë të angazhuar, në mënyrë që të arrijhmë atë rezultat që është i dobishëm për shoqërinë dhe për vendin.
Kjo nuk lidhet me egoizëm, por me një vizion politik. Ata që na identifikojnë me këto vlera, janë parimet e lirisë dhe demokracisë. Nëse bien vlerat demokratike, ato pasojat në ekonomi do i japin, megjithëse pak më vonë”, tha Boçi.
Diskutime rreth kësaj post