Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për arrestimet për koncesionin e sterilizimit, duke thënë se kjo është drejtësia me regji! Ai kërkon arrestimin e Ilir Beqjas për këtë koncesion.
“Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali, të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës.
Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim! Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.
Edi Rama, për të fshehur vjedhjen e tij me Beqën, dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milionë sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vet, kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtronte si ordiner qytetarët duke iu thënë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.
Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish-zëvendësministrin e shëndetësisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqën e tij.
Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjerët d.m.th janë mbi ligjin. Turp” deklaron ai.
Diskutime rreth kësaj post