Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla ka komentuar sot në një konferencë me mediat, arrestimet në ministrinë e Financave.
“Nuk kam asnjë koment kur bëhet fjalë për arrestime. Përgjegjësit penale dhe ligjore janë personale, të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.”- u shpreh Balla, në përgjigje të interesit të medias.
Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj së bashku me dy zyrtarë të tjerë, përkatësisht, drejtori i çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj si dhe përmbaruesi privat Alban Ruli u arrestuan pak ditë më parë me urdhër të SPAK.
Sipas prokurorisë së Posacme, këta persona i kanë kryer shkeljet ligjore pasi kanë pranuar shpërblimin prej 82 milionë lekëve (rreth 750 mijë dollarë) prej shtetasit Ilir Thana.
Diskutime rreth kësaj post