Gazetari Poli Hoxha thotë se korrupsioni i zyrtarëve qeveritarë ka arritur në ato nivele saqë arrestimet do të arrijnë tek ministrat.
Në një intervistë televizive, Hoxha u shpreh se nëse GJKKO dhe SPAK nuk veprojnë fort dhe siç duhet, paratë e korrupsionit do dalin ngado si në rastin e pastrueses grabitëse.
“Po ngushtohet laku, patjetër që arrestimet do shkojnë deri në rang ministri. Dy rrugë ka nëse nuk vepron drejtësia, sidomos SPAK apo Gjykata e Posaçme që është më e konsoliduar dhe e pandikuar, do kërcasë siç kërciti tek tubat e një pastrueseje. Korrupsioni është bërë aq i madh dhe galopant sa po na del sheshit si ato ujërat e zeza kur s’kanë nga venë më”, tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post