Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se ai i di “të gjitha detajet” dhe se është plotësisht i informuar në lidhje arratisjen në Hungari të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
“Kur të vijë koha, ministri Spasovski dhe unë do të njoftojmë hollësitë e hetimit”-tha Zaev, raporton MPB.
Sipas tij, ligji në Maqedoni kërkon që, kur një urdhër arresti është në fuqi, hetimi duhet të përfundojë dhe pastaj të publikohen rezultatet.
Prokuroria Publike Themelore për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ndërkohë ka filluar një procedurë paragjyqësore lidhur me arratisjen e tij në Hungari.
Në këtë pjesë të procedurës janë marrë pamjet nga vendkalimi kufitar, para ndërtesës ku jeton Gruevski dhe shtëpitë fqinje, si dhe janë mbledhur të dhëna dhe raporte nga bankat dhe institucionet e tjera.
Gruevski u largua drejt Hungariës dhe kërkoi aty azil politik, pasi iu shmang dënimit me dy vite burg për rastin “Tanku”.
Diskutime rreth kësaj post