Nje nga shqiptaret e arratisur te merkuren nga burgu ne Greqi eshte Xhuliano Halili, nje i denuar me burgim të përjetshëm ne Greqi, për vrasjen e shqiptarit, Filip (Fillim Mesaja) dhe djalit te vogel, Oligert, qe e therrinin Kerry.
Policia greke eshte vene qe prej mbremjes se djeshme, në ndjekje të dy shqiptarëve që u arratisën nga Porti i Pireut teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.
Mediat greke shkruajnë sot se forcat policore janë duke kontrolluar në cdo vend të mundshëm të Pireut pasi dyshimet e forta janë se ata mund të fshihen në një shtëpi në këtë qytet ku kanë disa të njohur të vjetër, persona me të cilët kanë pasur edhe bashkëpunim në vepra të paligjshme.
Policia dje mori një telefonatë nga dëshmitarë banorë të Metaxourgeio, të cilët kishin parë një person të ngjashëm me përshkrimet e njërit prej të arratisurve i cili po tentonte të hynte në një ndërtesë të braktisur.
Por pas kontrollit të policisë, nuk u gjet asnjë person.
Po ashtu pak orë pas ngjarjes, disa dëshmitarë thanë se kanë parë një person të veshur në mënyrë identike si njëri nga të arratisurit dhe dorën e tij e kishte mbështjellë me një shami që të fshihte prangat.
Policia ka shpërndarë fotot e dy shqiptarëve të rrezikshëm që janë të dënuar me burg.
Diskutime rreth kësaj post