Një 23 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka kryer një arratisje spektakolare, fillimisht duke bërë sikur kërkonte ndihmë e më pas duke neutralizuar efektivët e policisë që e ruanin në spital.
Fjala është për David De Gaetano, banues në romë dhe i arrestuar nga policia për vjedhjen e një makine Audi A6. Shqiptari humbi kontrollin e makinës pasi policia po e ndiqte dhe u përplas duke u plagosur. Policia e dëroi në spital për mjekim, dhe nga aty i riu me origjinë nga Shqipëria nisi të planifikonte arratisjen e tij.
Fillimisht ai thërriti infermieren duke i kërkuar ndihmë dhe më pas ka sulmuar në mënyrë të papritur dy policët që bënin roje tek dera e dhomës së tij. Media italiane raporton se dinamika e ngjarjes dhe arratisjes së shqiptarit mbetet ende nën mjegull. Nga ana tjetër, policia ka shpërndarë kudo në kryeqytetin italian foton e shqiptarit, si dhe ka kërkua rndihmë nga qytetarët për identifikimin e vendndodhjes së tij.
Në median italiane gjithashtu njoftohet për disa tipare të tij, është një metër e 83 cm dhe ka një shenjë në fytyrë për shkak të aksidentit që pësoi me makinën e vjedhur.
Diskutime rreth kësaj post