Pas zgjedhjes së Arqile Bollanos si kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, ka reaguar nga burgu, me anë të një deklarate për shtyp, kandidati i zgjedhur për këtë Bashki, në zgjedhjet e vitit 2023, Fredi Beleri.
Ky i fundit shkruan në deklaratë se PS dhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet veglave qorre që i shërbejnë, sipas tij, forcës së pushtetit politik, konsumuan grabitjen e radhës së sovranitetit të popullit të Himarës.
Beleri thotë se është caktuar kryetar një i pavotuar që nuk përfaqeson askënd, sipas tij, një shërbetor i pushtetit. Ai shton se i premton popullit të Himarës se shumë shpejt kjo bandë, sipas tij, që ka uzurpuar Bashkinë do të dalë para drejtësisë me çdo kusht.
Diskutime rreth kësaj post