E gjithë Shqipëria u pastrua dje. Simbolikisht më tepër, sepse fizikisht është e pamundur të pastrosh një vend brenda një dite. Do të duheshin vite vullnet dhe punë, përkujdesje, qytetari e politika të përditshme që çdo qytet të mbahej i pastër.
Por ndërsa dje u tha se Aksioni kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë” bëri bashkë zëvendëskryeministren Senida Mesi dhe kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, të cilat së bashku me administratën publike dhe nxënësit e shkollave u angazhuan në pastrimin e fshatit Oblikë, të njohur ndryshe si porta hyrëse për në Shqipëri nga dogana e Muriqanit, këto foto janë publikuar në rrjetet sociale.
Kosha të frikshëm mbeturinash në qendër të qytetit. Një shëmti në mes të qytetit të frekuentuar aq shumë nga turistët për hir të bukurisë, historisë, artit e muzikës./27.al
Diskutime rreth kësaj post