Aroma e rëndë që vinte nga një apartament në Elbasan, ka çuar në zbulimin e një kufome të dekompozuar.
Zbulimi është bërë mbrëmjen e kësaj të shtune, në një pallat në lagjen “Beqir Dardha”.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët për shkak të erës së rëndë kanë lajmëruar policinë.
Nga hyrja në banesë e uniformave blu, është gjetur trupi i dekompozuar i një gruaje.
Bëhet fjalë për një të moshuar rreth 70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që trupi i pajetë u dërgua në institutin e Mjekësisë-Ligjore për kryerjen e autopsisë, ndërkohë që pritet të bëhet identifikimi.
Diskutime rreth kësaj post