Armina Mevlani ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.
Ajo foli për jetën e saj private, si një nga temat që ka ngjalluar gjithnjë debat.
Armina tha se lidhja me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është stabilizuar dhe prej kohësh ata jetojnë bashkë.
“Nuk preferoj ta mbaj gjatë gjithë kohës unazën sepse mbaj bizhu shumë të thjeshta gjatë ditës. Lidhja jonë po shkon mirë, ne jemi stabilizuar tashmë dhe u bë kohë që jetojmë të dy.
Kam një kënd tek zyra ku kam foto me njerëzit e dashur, me mamin, me babin, dy foto me Zenin dhe me macen. Dhe ndihem shumë e lumtur që kur punoj kujtoj se sa me fat jam, që kam njerëz që i dua shumë dhe më duan”, tha blogerja.
Po ashtu Mevlani foli edhe për marrëdhënien me Liri Berishën, teksa tha se ajo e mirëkupton dhe e mbështet në punën që bën.
“Fotot më të bukura unë i kam larë dhe i kam në shtëpi, janë më formale. Unë e kam shumë përzemër sepse është një zonjë që më mirëkupton dhe më mbështet. E vlerësoj që më ka mbështetur në punën që bëj, është një marrëdhënie speciale”, tha Mevlani.
Armina tha se fillimisht, ka hasur në skepticitetin e prindërve kur ka vendosur t’i përkushtohet modës.
Megjthatë ajo shton për të vjehrrën: “ E vlerësoj jashtë mase, e kam si mike, është diçka tepër speciale”.
Diskutime rreth kësaj post