Dita e sotme nisi me diell por gjatë mbrëmjes do të kemi zhvillim të vranësirave, që do të sjellin reshje të pakta shiu kryesisht në jug, ndërsa në zonat malore do të kemi prezente reshjet e borës.
Por si do të jetë moti gjatë javës që vjen, që është edhe e fundit për muajin janar?
Hakil Osmani nga Meteoalb shpjegon:
Dita e hënë do të nisë me prezencën e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut, më të fokusuara këto në zonat jugore, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Duke filluar nga e marta e në vijim do të kemi edhe orë me diell në vendin tonë, por herë pas here do të kemi do të kemi vranësira të shpeshta të cilat do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.
Temperaturat në javën e fundit të janarit do të zbresin -5 gradë Celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet luhaten në 13 gradë Celcius në Ultësirën Perëndimore. Përsa i përket parametrit të erës, mbretet disi problematik gjatë ditës së sotme, por duke filluar nga e hëna e tutje do të kemi dobësim të erës.
Diskutime rreth kësaj post