Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka reaguar lidhur me deklaratat e Petro Koçit, ku tha se në Fier k.rimi ka në dorë tenderat.
Deklarata e Subashit:
“Ndaj meje? Je duke abuzuar, jo të lutem nuk i bën këto diversion se në asnjë moment në deklaratat e deputeti Koçi nuk ka bërë asnjë insinuatë për bashkinë edhe ne nuk jemi kundër atyre deklaratave, të gjitha i mbështesim dhe padyshim duhet të hetohen të gjithë ato që abuzojnë. Ka qenë një spekulim i pastër i mediave dhe me dashje ose pa dashje janë munduar ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryetarit të bashkisë ky është lajm, por ky është abuzim. SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit. Është një fake news nuk di pse është përhapur. Çdo institucion është i hapur për hetim për organet ligjzbatuese. Nuk është fundi i botës nëse do të behët hetim”, shprehet Subashi.
Diskutime rreth kësaj post