Chelsea humbi 0-1 kundër Aston Villas për javën e gjashtë në Premier League, për Blutë e Londrës në fushë u rikthye edhe Armando Broja.
Trajneri Pochettino vendosi ta hidhte sulmuesin e Kombëtares në fushë në minutën e 79-të, duke i zënë vendin Caicedos.
22-vjeçari dukej në formë, edhe pse kishte nëntë muaj që nuk luante për shkak të dëmtimit në gju.
Duket se veç klubit nga Londra, edhe trajneri i Kombëtares Sylvinho merr lajmin e mirë për rikthimin e sulmuesit.
Diskutime rreth kësaj post