Ditën e sotme, Zonja e Parë Armanda Begaj, ka vizituar burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë, ku 27 vajza dhe gra vuajnë dënimin e tyre.
Gjatë vizitës së saj, Zonja e Parë zgjodhi të mbillte disa lule, bashkë me vajzat dhe gratë e dënuara.
“Të mbjellim bashkarisht disa bimë që sot nuk janë të çelura, por normalisht me ardhjen e pranverës ato do të çelin, duke ju dhënë një shpresë për jetën, për vazhdimin e saj”, tha Zonja e Parë gjatë takimit me gratë.
Në fund të takimit, Zonja e Parë dhuroi disa libra të cilat shkuan për fondin e bibliotekës së burgut “Ali Demi”.
Diskutime rreth kësaj post