Futbollistët e rinj shqiptarë duhet të synojnë të luajnë më shumë. Kështu u shpreh Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë një interviste të dhënë për “Tuttomercatoweb” përpara sfidës Shqipëri-Itali.
Asllani dhe Kumbulla, lojtarët e rinj më premtues nuk po luajnë
Është shumë e vërtetë. Nuk e di nëse stoli është rruga e duhur për ta. Për mendimin tim është më mirë që ata të shkojnë në klube ku mund të luajnë 90 minuta. Ata duhet të luajnë, kanë nevojë të aktivizohen.
E njëjta gjë po ndodhe edhe me yllin tuaj dhe të Chelsea, Armando Brojën
E saktë! Ai ishte shumë mirë kur luante te Southampton sepse ishte gjithnjë titullar dhe aty emri i tij shkëlqeu dhe u rrit shumë.Tani te Chelsea luan 15-20 minuta e nuk është mirë kështu. A do të ishte mirë të luante në Itali? Të jem i sinqert do të doja shumë, do më pëlqente ta shikoja të luante te Milan, pasi unë jam një tifoz milanist.
Diskutime rreth kësaj post