Analisti Arjan Curri thotë se PD është futur në një agoni nga e cila i duhet kohë për të dalë. Curri tha se më shumë se kudo, këtë e shohim te takimet e Berishës me bazën dhe deputetët që kanë vendosur ta ndjekin.
“Paradoksi është që në rreshtin e parë janë disa deputetë të grupit parlamentar. Te të gjithë ata, te mënyra sesi rrinë, ajo që lexohej ishte se ne na duhet Berisha thjesht për të hequr Bashën. Por të gjithë e ushqejnë dëshirën e fshehtë për të qenë ata në krye të PD. Arben Ristani, Kadilli, Harxhi, Patozi, Ivi KAso gdhihen dhe ngrysen që ishalla plaku i PD po na hap rrugën për kreun e PD-së. Kjo tregon se është një parti e shkalafitur dhe do t’i duhet kohë të marrë veten nga kjo agoni ku është futur”, tha Curri për MCN.
Diskutime rreth kësaj post