Analisti Arian Çani deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se e kishte dëgjuar emrin e Bajram Begajt si kandidat i PS për President që para dy javësh.
Çani tha se emri i Begajt mund të ketë qenë një propozim amerikan dhe jo zgjedhje e Edi Ramës.
“E kam zbuluar dy javë më parë. Ma tha Ilir Kulla. Nuk e mora parasysh. Bëra gabim, nuk e dëgjova Kullën. Unë me një lehtësi të përgjithshme nuk e përfilla. Isha i bindur që do vazhdonte linjën e gocave. Di që është dekoruar nga Ilir Meta para disa kohësh. Lajmi s’është se doli një emër. Dy janë për t’u analizuar, një që Rama bën sikur s’ka folur me të dhe nuk ka nëse. Është një lloj shpërfillje para se të filloj punën. Por s’besoj që kjo është e vërteta. Besoj që Rama ka folur me të. Nuk është çudi që të kenë qenë amerikanët që e kanë propozuar. Do doja të ishte një zonjë, ose zonjushë në krye të shtetit. Rama duhet t’i kishte qëndruar besnik logjikës të shumë grave në krye të vendit. Rama s’mu duk shumë në qejf. Sikur doli të bëjë një qokë. Po ta jepte që në fillim emrin procesi do ishte banalizuar. Rama si një egoist, pervers, dinak dhe arrogant, nuk do lejonte që në momente kur ka vakume institucionale, të krijohej një i tillë, jo ai e mbush vetëm. Rama do të jetë sulltan në këtë vend, është i lodhur edhe nga debati. S’ka më fuqi dhe nerva. Ka vite që përton. Përton të bëjë debat, të ndeshet me të kundërtën e vet. Mes tre emrave sigurisht Rama s’do zgjidhte këtë. Por mund të kenë qenë amerikanët që i kanë thënë, ky është kandidati ynë. Sepse ushtria shqiptare është një shtojcë e vogël e amerikanëve. Emra të tillë si Begaj nuk mund të bëhen shefa shtabi nëse nuk marrin miratim nga strukturave amerikane. Shqipëria është një vend satelit që i bindet të madhit. Vetë Ramën po ta pyesësh, ore kë zgjodhe për President, një gjeneral! Ushtria s’përfaqëson asgjë në Shqipëri, është zgjatim i superfuqisë”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post