Gazetari Arjan Çani i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ u shpreh se Basha do të dështojë në mbledhjen e provave për të vërtetur të ashtuquajturën masakër zgjedhore. Jo vetëm kaq, por Çani paralajmëron se Basha do t’i pranojë zgjedhjet dhe do të futet në Kuvend.
Komenti i Canit:
“Pas një muaji dështon me mbledhjen e provave të mjaftueshme që zgjedhjet kanë qenë masakër dhe jam i bindur që Basha do të thotë, që ne këto zgjedhje do t’i njohim dhe do të hyjmë në Parlament.
Ai nuk njeh zgjedhjet sot, por Parlamenti mblidhet në Shtator. Pra ai ka kohë të ndryshojë mendim”, u shpreh Çani.
Diskutime rreth kësaj post