Këngëtarja Arilena Ara ka qenë e ftuara e episodit të parë në “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo ka folur për projektet e saj më të fundit, por nuk i ka shpëtuar dot as temës që ishin duke diskutuar Fatma, Olesia, Tea dhe Krista në studio, për sa i përket çmendurive të dashurisë.
“A ke bërë ti ndonjë çmendur për dashurinë?” – është pyetur këngëtarja.
“Për mua kanë bërë çmenduri, por unë nuk kam bërë ende, do ta ndaja me ju, por me modesti shumë të madhe nuk kam bërë ende”, – ka thënë Arilena dhe më pas është stepur për të treguar një histori çmendurie të bërë për të.
Teksa Tea e ka pyetur nëse kanë bërë kaq shumë çmenduri sa ajo nuk i mban mend, Arilena ka thënë: “Po mirë, unë gjithë kjo gocë, ti mendon se kaq të thjeshtë e kam unë të zgjedh një”.
Diskutime rreth kësaj post