Në lidhje me akuzën e Berishës se Gazmend Bardhi ka pasur një rol në çështjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gazetari Arian Çani deklaroi se nuk ka informacion dhe se është vështirë të kesh informacion nga nivele të tilla.
“Berisha ka dalë brenda ditësh dhe ka bërë gjithë ato akuza. Si për të thënë se PD jam unë sërish. Atë sërish nuk do ta thotë.
Do të thotë se jam unë dhe është një PD e re, jam unë në krye, unë tani nuk bëj kompromis, nuk bëj pazar. I ka bërë thirrje Dumanit! Basha nuk do e bënte kurrë.
Berisha shkon deri atje, se Berisha i njeh mirë fijet e merimangës”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post