Protesta e 7 korrikut në analizën e gazetarit Arian Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” bëhet për katër arsye politike dhe jo vetëm.
Çani vë në krye faktin numër 1, sipas së cilit Sali Berisha, i bën këtë organizim për të treguar simbolikisht se është rikthyer në krye të PD-së.
“Unë mendoj se arsyeja e parë se pse Berisha e bën këtë protestë është një lloj simbolike se unë jam rikthyer në krye të PD-së, dhe ka menduar si interesante si të lindur spontanisht në takim që ishte e shoqërisë civile, pra atje lindi, pra Berisha e bën se unë jam rikthyer në krye të PD, pra një akt simbolik ky.
Tani e dyta, është kjo se Saliu, nuk mund ta imagjinoj veten pa dal para turmës, ai përveç se e ka pasion të dali të flasë para turmës, njeriu, ka nevojë edhe për pak stërvitje të zërit, refleksi si ka humbur, por i duhet zëri për ta testuar.
I treti duhet testuar militantët e vet, të shohin ku janë ata që e votuan, do vijnë apo jo, dhe motivi i katërt, është forcë provuese ndaj atyre që e shpallën non-grata”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post