Gazetari i njohur Arian Çani ka treguar arsyen pse kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën Lulzim Bashës për bashkëpunim.
“Qëllimi pse i ofrohet marrëveshje Bashës nga Rama është të mbajnë nën kontroll të gjjithë të pakënaqurit me qeverinë.
Të gjithë ata që dëgjojnë, pronarin e Shqipërisë që thotë mua më duhet Lulzim Basha, është një shkelje syri. Mos harroni se pas 8 vitesh, njerëzit në opozitë janë të shkundur, kanë nevojë për një kafshatë.
Rama hedh një kockë për të uriturit. Nëse e hanë kockën, Rama është i fituar. Pra vazhdon blofi, një gënjeshtër, përsëritet sa më shumë që të jetë e besueshme”, – u shpreh Arian Çani.
Diskutime rreth kësaj post