Arian Çani tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se në perceptimin publik Berisha po imition Ramën me lajmërimin e podcast-it të tij. Pavarësisht se ish-kryeministri Berisha ka thënë se komunikimi i tij në këtë formë të re ka qenë i menduar shumë kohë më parë, fakti se kryeministri Rama e tha i pari publikisht, sipas Çanit mund të bëjë që të duket sikur është duke e imituar.
“Edi Rama është njeri që e di median, di të luaj,di të hedhi sirën, i ka të gjitha në këtë pikë dhe nuk ke çfarë i thua, në krahasim me Berishën. Berisha është tjetër gjë, është një figurë tjetër, është një lider i paparë gjithashtu. Unë jam i gëzuar që edhe Berisha do bëjë pocast-in.
Po unë si gazetar në këtë pikë do thosha që Rama mund ta bëjë, nuk është ndonjë risi veç faktit që ka vënë syze. Unë edhe pse jam i gëzuar që Berisha do e bëjë, unë po të isha këshilltarë i komunikimit do t’i thoja ta mendonte edhe njëherë. Në perceptimin publik ai duket sikur po imiton Ramën,lëre ça shpjegon”,-tha Arian Çani.
Diskutime rreth kësaj post