Gazetari Arian Çani ka debatuar me ministrin Blendi Klosi lidhur me turizmin këtë sezon. Çani tha se turizmi përballet me shumë probleme, që vijojnë të pazgjidhura prej vitesh.
“Për mua Shqipëria të vetmen mënyrë për t’u zhvilluar është turizmi i vogël familjar. Ky turizëm është shumë i zhvilluar. Këtu dikush që do të zgjerojë shtëpinë dhe ta kthejë në biznes nuk arrin dot sepse për ti bërë është një torturë e paparë dhe Klosi e di shumë mirë, është pas mafia nga pas dhe kjo nuk është përgjegjësi e Klosit, kolegët e tij në ministri janë duke e minuar çdo ditë. Unë jetoj në Himarë dhe do vish të shikosh se si nga ora 3 mbushet vija bregdetare. Kam vajtur te vendi ku derdhen. Isha para 3 ditësh dhe i pash. Kur ndodh kjo në jug mendo ç’bëhet nga pjesa tjetër. Si mund të flasim për turizëm kur ne ende s’kemi ujë dhe drita. Flasim për turizëm pa pasur parkingje. Flasim për turizëm pa kanalizime të ujërave të zeza. Për cfarë turizmi flet ti kur nuk ka shërbim? Shkon në Greqi dhe me 50 euro je në anë të detit me pastërti dhe rregull. Në hotelet tona 200 euro dhoma. Dhe për më tepër hajdutë pa fund që bashkëpunojnë me policinë dhe vjedhin shtëpitë kur ikin njerëzit. Kryesorja, këtu është mafia e pronave, na bashkëpunim me zyrat e shtetit”, tha Çani.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha se problemet ekzistojnë, por jo në përmasa të tilla.
“Nuk është kështu. Mund të qëndrojnë relativisht. Investimet në bregdet për ujë dhe drita janë evidente. Ka parkim edhe në Himarë e Dhërmi. Shtimi i numrit ka nevojë për infrastrukturë. Po, të qëndrojmë te problemi I shërbimit. Problem i trafikut do të lehtësohet me bypasin e ri. Sa I përket parkingjeve, problemi ekziston. Është gjynah ta nxjerrim situatën kështu si thua ti.”-tha Klosi.
Diskutime rreth kësaj post