Gazetari Arian Çani ka komentuar mbrëmjen e djeshme përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga PD me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha.
Sipas Çanit çështja është më e ndërlikuar dhe i gjithë strumbullari sipas tij është një aferë korruptive e Sali Berishës që pritet të dalë në dritë sëshpejti.
“Nuk i shohim të gjitha letrat. Letrat i shohin vetëm dy aktorët, Berisha dhe Basha. Unë them se na duhet akoma kohë.
Nga informacionet nga disa miq që punojnë për State Department, do të dalë në publik që kjo aferë e amerikanëve kundër Berishës nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme amerikane.
Është aferë personale e Berishës.. Kjo pritet të dalë. Është shumë e rëndësishme, kjo luftë e gringove kundër Berishës, është parimore? Apo është luftë se Berisha ka prishur interes të dikujt?
Lul Basha ka luajtur shumë bukur këto tetë vjet, sikur është Berisha që bën çdo gjë. Me këtë akt ai ka firmosur, kryeministër i ardhshëm, pas 2029.
Ky është një serial që do të shohim gjatë. Basha me aktin e fundit që bëri ndaj doktorit ka fituar shumë pikë″, – tha Çani ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post