Gazetari Arian Çani tha se Berisha nuk e merr dot PD-në. Sipas Çanit arsyeja e parë është se nuk e lë Amerika, së dyti sipas tij Berisha nuk u tregua i hapur me mbledhjen e 4,200 firmave nga Foltoret dhe së treti deri në 11 Dhjetor Berisha mund të merret si i pandehur nga Amerika.
Deklarata e Çanit:
“Ju po flisni sikur Berisha e merr PD-në. Më vjen keq, por Doktori nuk e merr dot PD-në. Nuk e merr sepse nuk e lënë ta marrin, nuk e lënë gringot, Amerika. E dyta Berisha duhet të kishte luajtur më hapur me firmat, nëse donte të merrte partinë ai duhet të luante hapur. Duhet të kishte mundësinë që ta bënte publike. 4,200 firma pse nuk janë bërë publike? Duhej që në sy të kamerave të mblidhte firmat. Ja pse është keq me amerikanët. Sot ai ka nevojë të heqë gojët e liga. E treta është që deri më 11 dhjetor mund të ndodhin gjëra, gringot mund ta marrin si të pandehur. Unë nuk jam kundër Saliut, jam pro tij”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post