Ardi Veliu do të largohet nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Veliu ka zhvilluar sot një takim me vartësit e vet dhe u ka bërë me dije largimin e tij.
Dorëheqja e Veliut u përfol në media disa ditë më parë dhe shkak duket se është bërë një “luftë” brenda mazhorancës.
Nga njëra anë u raportua se bëhet fjalë për një dorëheqje të Velit dhe nga ana tjetër për një shkarkim nga Taulant Balla.
Ngjarja është bërë shkak për spekulime në rrafshin mediatik më shumë për shkakun e largimit të Veliut, raportoi Albeu.com disa ditë më parë.
Kjo, pasi duket se brenda maxhorancës jane duke u përballur dy grupe, “luftë” e cila doli në pah që prej akuzave për vjedhjen e të dhënave TIMS, e cila bëri që Veliu të niste një hetim në Policinë e Shtetit.
Në fakt, edhe skandali për të dhënat TIMS duket se doli pas një çarjeje të fortë mes dy fraksioneve në kupolën e Policisë së Shtetit, ku njëra është “dora” e një ministri të rendësishëm të qeverisë dhe tjetra, “krahu” i një kryebashkiaku, “betejë” e cila duket që ka zbritur nga qeveria dhe nivelet e larta, deri në Policinë e Shtetit.
Rrjedhimisht, edhe heqja apo dorëheqja e Veliut nga AMP vjen në këtë kuadër, po ashtu edhe e gjithë beteja në dukje parimore në kupolën e Policisë së Shtetit.
Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Diskutime rreth kësaj post