Ardi Veliu ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e tij si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, Veliu e vuri theksin tek puna e tij në polici si dhe falenderoi kryeministrin, kolegët dhe tre ministrat. Gjithashtu Veliu nuk e kurseu edhe një përgjigje për kritikët.
Deklarata e Veliut:
“Nën 35 vitet e mia nën uniformë, duke filluar nga 14 vjeç jam brumosur dhe edukuar t’i shërbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim. Çdo ditë të detyrës sime jam mbështetur në tre shtyllat kryesore të cilat kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim si ndershmëria përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e Shtetit është më mirë se dje dhe falë kësaj pune të cilën ju të nderuar kolegë së bashku përballuam sfidat e tërmetit të 2019, ku qysh në momentet e para deri ditën e fundit, ishit të parët që dhatë ndihmën e parë, shpëtuat jetën e qyt dhe kryet këtë mision më së miri. Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime, të cilat u shoqëruan dhe me lëndime të punonjësve të policisë.
Së bashku, për muaj me radhë arritëm të menaxhonim situatën e pandemisë. jam krenar për çfarë kemi bërë dhe që sot e dorëzoj detyrën. Falënderoj km e vendit tim i cili më ka mbështetur nga dita e parë për të bërë këtë detyrë sa më mirë. Falënderoj tre ministrat. Falënderimi kryesor është për ju të nderuar kolegë. Policia e Shtetit është shumë herë më e mirë se dje, pavarësisht se të verbuarit nga 20-fishimi i cmimit të kanabisit apo të shurdhuar nga kapja e 20 ton kokainë kërkojnë të hedhin baltë mbi djersën tuaj. Falënderoj bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët ma kanë bërë më të lehtë detyrën”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post