Teksa opinionistët po debatonin me banorët e rinj, opinionisti Arbër Hajdari, i dha Luizit informacion nga jashtë, ku i tregoi hapur se e mbështet gjithë Shqipëria dhe se Kiara, Efi dhe Ronaldo, e kanë mbështetur sapo kanë dalë jashtë, por sipas tij, për interesat e tyre personale.
Arbri: “Unë ja kam thënë Efit në sy në studio, Ronaldos dhe Kiarës, që për mua këto kanë ndryshuar sjelljen e tyre që kur filluan të shihnin dronat për Luiz Ejllin, më pas ndryshimin drastik e morën kur dolën jashtë dhe filluan një luftë se kush do ta mbështeste më shumë Luizin, kush do i shtonte më shumë klikimet në rrjetet e tyre sociale dhe u futën brenda shtëpisë. Para se të futeshin iu thashë për ça po hyni? Nuk mora një përgjigje dhe iu thashë “merrni një freskuese me vete” dhe doli që kisha të drejtë se freskuesja iu duhet, se përveç që i bëjnë fresk Luizit, nuk bëjnë gjë tjetër në këtë shtëpi”.
Efi: Ça ndryshimi kam bërë unë?
Arbri: “Ndryshimi jot ka filluar që në momentin kur vutë Luizin përballë dhe nuk latë fjalë pa i thënë, më pas patë dronat brenda shtëpisë, u bëtë shokë të ngushtë. Por ti shpërthimin më të madh e pate kur dole jashtë. Kur dole jashtë pate shpërthimin e madh që ta merrnin vesh gjithë shqiptarët sa shumë e doje ti Luizin dhe më pas ishte Kiara që kur doli jashtë pa hapur mbështetjen e njerëzve për Luizin dhe ka këtë sjellje brenda shtëpisë”.
Diskutime rreth kësaj post