Prime i BB VIP u shoqërua me debate ndërmjet banorëve të rikthyer dhe atyre që janë brenda shtëpisë. Ndërkohë opinionisti Arbri Hajdari nuk e ka kursyer aspak Kiarën.
“Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërhimën në klarinetë. Fama e këtyre njerëzve, që akuzojnë Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partnerit.
Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha.”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post