Spektakli më i ndjekur në Shqipëri Big Brother VIP Albania ka nisur ditën e sotme ndryshe nga herët e tjera. Moderatorja Arbana Osmani ka zbuluar detaje të ndryshme rreth tërmetit me pasoja të mëdha në Turqi dhe Siri duke i ndarë gjithashtu dhe me banorët të cilët ky lajm i gjeti papërgatitur.
Qëllimi kryesor i këtij informacioni të ndarê me banorët por jo vetëm edhe me gjithë publikun ishte sensibilizmi dhe solidarizimi i të gjithëve duke u bërë thirrje të gjithëve se kush ka mundësi të bashkohet dhe të ndihmojnë.
Top Channel në bashkpunim me Fundjavë Ndryshe kanë marrë këtë nisëm duke kujtuar dhe ndihmën e madhe që Turqia ka ofruar ndaj Shqipërisë 4 vite më përpara.
Arbër Hajdaraj shprehet se deri më tani janë dërguar 2 kamiona me ndihma por qëllimi është që të dërgohet edhe me shumë pasi dëmet janë kolosale dhe ka një numër të madh humbje jetësh.
Diskutime rreth kësaj post