Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera do të bëhen prindër. Lajmin e ka zbuluar vetë Arbër Hajdari mbrëmjen e sotme në “Me lër të flas”. Teksa po diskutonin për sakrificat për fëmijët dhe shkollimin,
Arbri nuk i rezistoi aspak provokimit të Romeos dhe pyetje “Kur do të bësh një fëmijë”.
“Do bëhem baba shumë shpejt”, tha Arbri i cili ka zbuluar edhe gjininë.
“Zoti e pranoi lutjen, doja të bëhesha babai i një vajze dhe po bëhemi me vajzë”, shprehet Arbër Hajdari.
Kujtojmë se një vit më parë Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova, Vlera kanë kurorëzuar dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë./albeu.com
Diskutime rreth kësaj post