Arbër Hajdari ka dhënë opinionet e tij të fundit për këtë “Big Brother”, ku gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme, ai u shpreh se rifutja e 4 banorëve në “Big Brother” më shumë i ka penalizuar sesa i ka favorizuar, sidomos rifutja e Kiarës dhe Efit.
Arbër Hajdari: “Unë mendoj që rifutja e katër banorëve brenda shtëpisë mori më shumë për keq, mesa ka parë unë, sesa për mirë. Katër banorët që u rifutën, pak më shumë Efi dhe Kiara”.
I pyetur se kush banor ia ka ‘nxirë’ më shumë në këtë “Big Brother, Arbri i shpreh Kiara sepse nuk ka marrë asnjë argumente nga ajo.
Elio: Banori që ta ka nxirë më shumë?
Arbër Hajdari: “Kiara. Kiara për shkak se nuk marr dot kurrë argumentim për atë që pres”.
Elio: Sa të ka kushtuar veshja sot sepse të shoh super shik.
Arbër Hajdari: “Me thënë të drejtën, vëllai jot nuk ia ka idenë fare të kostumeve, është një bashkëpunim që kemi me Top Channel, ku marrim rrobat dhe i rikthejmë sërish”.
Diskutime rreth kësaj post