I vetmisot në “Thumb” ishte Arbër Çepani i cili u ndal gjatë tek çështjet e jetës private. Ndonëse karriera e tij si sipërmarrës dhe moderator po ecën për mrekulli, s’mund të themi të njëjtën gjë për atë personale.
“Dëgjoj shpesh miqtë që më thonë o Arbër të iku mosha. Unë kam ankth nga martesa, kur del rasti dhe dashurohesh është gjë tjetër pastaj. Nuk është se s’më pëlqen, por më mirë të rri vetëm se sa me dikë që më mbyt.
Lidhjet këtu tek ne janë pak mbytëse, kërkojnë shumë shpjegime llogari…”- u shpreh Arbëri duke treguar kështu që gjithçka kërkon është një vajzë që ta motivojë në gjërat që ai bën.
A është ai xheloz? Edhe për këtë, duket ka ndikuar klima e shoqërisë sonë.
“Kam patur disa faza xhelozie. Kur isha jashtë nuk e vrisja shumë mendjen. Kur erdha në Shqipëri gjërat ndryshuan paksa. Meshkujt në shqipëri janë shumë shpellarë në mënyrën se si sillen qoftë ndaj vajzave por edhe se si bashkëbisedojnë e njëri-tjetrin. Kur i dëgjoja si flisnin rreth vajzave mendoja se kështu flasin dhe për të dashurën time. Aty fillonin edhe xhelozirat. Por gjithsesi nuk ja vlen, ajo mund të të mbylli telefonin dhe ti s’e merr vesh kurrë çfarë ndodh.
Diskutime rreth kësaj post