Arbenita dhe Fero mund të jenë sërish bashkë, ose të paktën këtë na bëjnë të mendojmë fotot e tyre në Instagram. Ish-çifti ka postuar foto me vajzën, Nina.
Ndonëse secili ka publikuar foto më vete, duke qenë se Nina nuk mund të klonohet, ka gjasa që ata kanë nisur pushimet bashkë.
E vërteta nuk dihet, pasi ende asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim për marrëdhënien e tyre. Ata u divorcuan pasi Fero dyshohet se dhunoi Arbenitën dhe u arrestua nga policia e Kosovës. Më pas, Fero bëri një deklaratë në Instagram, ku u shpreh:
“Mes meje dhe ish-partneres ka marrë fund gjithçka. Falenderimi i takon Allahut, i cili përpos që rregullon çështjet e adhurimit, rregullon çështjet familjare, ku secili përcaktohet të jetojë në formën e rangut të tij. Dhe unë e kam të përcaktuar të jetoj në suaza të fesë sime dhe për këtë, falenderoj Allahun, i cili me mëshirën e tij nxjerr errësirat e devijimit ata që e do në dritën e besimit”.
“Vajza ime! Kur të rritesh ti, kjo do të jetë dëshmi për ty. Babi edhe në burg kur ka qenë të ka përkujtuar me mall, përmes fotografive, por edhe pasi ka dalë nga burgut, të përkujton me mall pas fotografive. Nuk e kam të lehtë pa ty, ashtu si nuk e kam të lehtë të jem me ty. Por duhet të dish që për babin je gjithmonë më e mira dhe babin ke për ta pasur në çdo hap të jetës. Qoftë larg, apo pranë teje! Lutjet e mia, shpresoj tek Allahu, që do të jenë në mbrojtjen tënde, edhe pas vdekjes sime”, vijoi ai, duke bërë edhe llogaritë se sa herë mund ta shihte vajzën në total.”
Më tej, Arbenita bëri një reagim, duke thënë:
“Përshëndetje njerëz të dashur! Siç e dini, vazhdimisht jam munduar që jetën time private ta mbaj larg Instagram-it dhe rrjeteve sociale. Fatkeqësisht, duhet të flas sepse abuzimi mental nga ish-partneri, si dhe nga ata persona që e ndjekin dhe nuk e njohin se kush është në të vërtetë. Kam jetuar me atë person 5-6 vite dhe besoj që pak a shumë e di më mirë se ju kush është!”
Arbenita shtoi:
“Është një thënie: “Edhe kripa duket si sheqer”. Nuk dua të zgjas shumë sepse u teprua….Para se t’i lejohej ish-partnerit tim kjo vizita 3 orë në javë, ia kam mundësuar vizitat pa rregulla, të lira nga unë personalisht, edhe pse në dokumente citon vetëm 3 orë në jaë. A e dini që ky person po e anashkalon të shkuarën, nuk i nënshkruan dokumentet e divorcit dhe dëshiron një lidhje me zor? A e dini që mosnënshkrimi i dokumenteve nga ana e tij më dëmton shumë në punë dhe të ardhurat e mia e të mos flas për anën psikike dhe familjare? I kam kërkuar e lutur që të vijë në gjyq që të vendoset vizita e lirë për të kundrejt vajzës, Ninës”.
Postimi vazhdon:
“Por, pa sukses, sepse ky person nuk dëshiron të dëgjojë dhe dëshiron vetëm që të më bëjë dëm mua, duke e shfrytëzuar pikën e dobët – Ninën”. (Ajo i drejtohet edhe Feros): “Pra, para se të viktimizohesh, mendoji sjelljet dhe vendimet e tua, sepse ato të kanë sjellë sot ku je ti, në raport me vajzën!”, për të vazhduar: “Fatkeqësisht, unë vetëm po i rezistoj kësaj lufte që më ka shpallur”.
Arbenita i bëri edhe një kërkesë ndjekësve:
“Sidoqoftë, kam edhe një kërkesë për publikun. E di që është e vështirë, por ju lutem ofendimet dhe sharjet mbajini për vete. As nuk më njihni e as nuk i keni problemet e mia. Nëse prapë shoh që personi në fjalë shkruan vazhdimisht për mua, do ta marr si dëmtim imazhi dhe do të përballet me ligjin e Kosovës. Në fund të fundit, mua nuk më bëhet vonë se çfarë mendimi kanë njerëzit që më ndjekin vetëm për të shfaqur urrejtje. Për mua, rëndësi ka vetëm vajza ime në këtë çështje dhe e di që një ditë do të rritet dhe do ta kuptojë vetë se cili prind ishte gabim. Faleminderit!”.
Mandej, Fero i kërkoi falje publike Arbenitës dhe i tha se donte një mundësi të dytë, por më pas e fshiu postimin.
Diskutime rreth kësaj post