Anëtari i Këshillit Kombëtar Arben Ristani komentoi deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha në takimet e fundit me demokratët se do të pranojë zërat kritikë brenda partisë. Sipas Ristanit, këto deklarata të kreut të partisë janë të pasinqerta, pasi që tani krerët e disa institucioneve në PD nuk janë ftuar në mbledhjen e Kryesisë të dielën pasi kanë dalë hapur kundër tij.
“Basha e ka nisur keq që në këtë moment. Në Partinë Demokratike ka disa institucione statutore siç janë; kryetari i Këshillit Kombëtar. Kryetari i Komisionit të Apelit, Kryetari i Komisionit Zgjedhor dhe disa institucione të tjera brenda partisë të cilët për një handikap të statusit nuk janë pjesë e Kryesisë, por që në mënyrë të vazhdueshme në mbledhjet e kryesisë të Partisë Demokratike. Por për faktin që më shumë se një prej tyre ka kërkuar dorëheqjen e Bashës, nuk janë thërritur në mbledhjen aktuale të Kryesisë. Kjo për të treguar që nuk është i sinqertë deklarimi. Basha është shquar në mënyrë të vazhdueshme për mungesën e sinqeritetit dhe kjo është dhe një prej arsyet përse shqiptarët nuk iu bindën për t’i dhënë votën masive që PD të fitonte”, tha Ristani për A2.
Më tej, Arben Ristani u shpreh se në zgjedhjet e korrikut për kreun e partisë, Basha do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë si 4 vjet më parë, ku pati dhe dyshime se u mbushën kutitë, por se kandidatët rivalë nuk do ta lejojnë.
“Duke u nisur nga e kaluar ka dyshime që jo. Në vitin 2017 pati zgjedhje ku kandidatëve rivalë nuk iu dha lista e votuesve. Ku z.Basha luajti ngriva shkriva, në fakt duhet të jepte dorëheqjen. Dhe ku më pas pati dyshime që kutitë u mbushën. Në këto kushte, dyshimet janë që mund ta përsërisë një sjellje të tillë, por nuk do ta ketë të lehtë pasi kandidatët rivalë nuk do ta lejojnë”, përfundoi Ristani.
Diskutime rreth kësaj post