Ish sekretari i PD, Arben Ristani ishte një nga emrat që mbeti jashtë listës fituesve për Këshillin Kombëtar të PD.
I ftuar në një interviste televizive, Ristani është shprehur se kreu i PD Lulzim Basha është kthyer në një kopje të kryeministrit Edi Rama dhe e ka kthyer PD në një ndërmarrje private.
“Lulzim Basha po kthehet në një autokrat. Një kopje e Edi Ramës. Në këto kushte ajo që pritet dhe duhet është që Basha të lihet mënjanë dhe autokracia e tij të lihet mënjanë.
Përditë dhe më tepër ai po e kthen PD në një ndërmarrje private me pronar Bashën. Është duke parë vetëm interesat e tij. Çdo veprim që ai kryer, kemi një mos mbajtje të përgjegjësive për humbjet e njëpasnjëshme. Kemi mungesë të vizionit si do organizohet partia në të ardhmen”, është shprehur Ristani.
I pyetur për zërat nëse kunati i Bashës është përfshirë në projektin e Portit të Durrësit, ish deputeti tha se mes Bashës dhe Ramës ka bashkëpunim ekonomik.
“Ajo që është e dukshme është që sundimtari dhe autokratuci Basha janë në lidhje, në komunikim me njëri-tjetrin. Kjo u paralajmëruar nga një deputete e rëndësishme e Bashës.
E pyetur në media, ajo tha se nëse Rama do ishte serioz në ftesën e tij, atëherë vendimmarrja për Portin e Durrësit do ishte e përbashkët.
Një gjë është e qartë: Bashkëpunimi i tyre ekonomik ka qenë dhe është në vazhdim“, tha Arben Ristani.
Diskutime rreth kësaj post