Analisti Arben Meçe është i bindur se në këtë “luftë” Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë bashkë, madje ai flet për një skenar tjetër, duke thënë se ish-kryeministri po synon që të marrë institucionalisht PD dhe po teston forcën e tij brenda partë. Për këtë është i sigurt se ka mbështetjen e Bashës.
Deklarata e Meçes:
“Nëse Berisha do u thoshte ju vazhdoni do e mbroj veten time, PD nuk do futej në këtë kolaps. Saliu ndoqi rrugë tjetër, a e ndoqi PD apo bashkë me Lulzim Bashën, këto kanë prodhuar që Berisha të marrë këtë vendim që të kontrollojë mbështetjen e tij në PD, përkrahja që kërkon Berisha, kërkon që të marrë mbështetjen në luftën kundër SHBA dhe e bën bashkë me Bashës, se ky po e ndihmon të kuptoj deri ku e ka mbështetjen. Referendumi po bëhet për një listë populiste. Berisha është bashkë me Lulzim Bashën, dhe synimi i vetëm është që të nxjerrë Sali Berishën institucionalisht në krye të PD, që të këtë këto lëvizje duke testuar mbështetjen”, tha Arben Meçe.
Diskutime rreth kësaj post