Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas vizitës që bëri dje në Vlorë kryeministri Edi Rama.
Sipas Malajt, vizita e Ramës në Vliorë kishte të bënte me sherrin që nisur mes socialistëve të qytetit bregdetar dhe kryebashkikakut Dritan Lelit. Ish-ministri shkruan se nxitës i këtij sherri është vet kryeministri Rama.
Postimi i plotë:
“Miremengjesi, hakmarrja primitive ndaj Lelit tani eshte nje debat publik kombetare.Analiste me influence publike i kerkojne Rames ta ndal kete lufte per pushtet absolut ndaj kujdo qe nuk I sherben si manikine.
E kam te veshtire tju kthej pergjigje dashamiresve te Vlores se ku eshte patriotizmi dhe krenaria e vlonjateve ne kete lufte te pa principte qe po i behet kryetarit te bashkise.
E trishtueshme sjellja e ish deputetit te Vlores dhe kryetarit te Rilindjes ne nxitjen e sherreve, grupazheve dhe prapaskena ndaj kryetarit te bashkise se Vlores.
Kjo vizite nuk eshte per punimet e rrugeve, kjo eshte vizite per “punimet e gjyqit politik” te Lelit ne ditet e ardhshme.
Edhe fotoja me Afrimin ne krah eshte mesazh percares, sherre nxites dhe pagjumesie per ta “vrare sa me pare “armikun e partise”.
E trishtueshme eshte “vrasja” me dashje e krenarise se vlonjateve, duke nenshtruar 95% te keshillit bashkiak te votojne pa vetedije juridike e patriotike por thjeshte sic do Naltmadhenia e tij.
Percmuese edhe nga pikepamja morale dhe ligjore eshte kapardisja mediatike “me kohe te gjate” e nje deputeti te sapo zgjedhur qe sic thone 95 % e vlonjateve e “ndriti” kur ishte pergjegjes per turizmin ne Vlore.
Kercenimi se do te kerkoj auditim te jashtem eshte vet keq-perdorim si pushkataret e skuadrave te pushkatimit qe perzgjidhte partia per te ekzekutuar te denuarit e saj politike.
Sipas kercenimit te ketij deputeti do te thote qe : “Kur partia ju do – vidhni percmoni, abuzoni dhe nuk ju gjen gje”.
Por sapo ti dilni kunder partise – gjyqi politik dhe penal ju pret.
Qenka e thene qe edhe ne kohen e Rilindjes si ne kohen e PPSH, kryetaret kuciote te perballen me hakmarrjet politike.
Kjo ne kujton historine e nje burri patriot, i palodhur, I sukseshem trim dhe krenar, Mehmet Sules, kryetar i Kooperatives Bujqesore te Kucit- ish Hero I Punes, qe ne kongresin e PPSH ne prani te Enver Hoxhes I doli kunder Jorgjie Pecinit, duke kerkuar qe ajo te hiqej nga lista per forumet e larte te PPSH sepse ishte arrogante.
Nuk e “vrane” por transferuan nga kryetar kooperative ne pergjegjes sektori ne ndermarrjen Bujqesore ” Lufta e Vlores” nr Llakatund.
Guximi i tij edhe sot vlen si model perballe te vet-nenshtruar ndaj Naltmadhenise se tij!
Krenaria historike e Vlores kurre nuk kane qene kurre rruget por patriotizmi dhe trimeria perballe cdo “zaptuesi”.
Perballja e Lelit nuk eshte vetem e Lelit por edhe e kujdo qe ndjen pergjegjesi edhe ndaj ndaj brezave te ardhshem, per ta ruajtur pasurine me te madhe te Laberise – patriotizmin dhe perballjen krenare kunder cdo “zaptuesi” te lirise.
Dite te mbare!!”-shprehet Malaj.
Diskutime rreth kësaj post