Ish-ministri i Financave, Arben Malaj komentoi mbrëmjen e djeshme nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidenti Meta.
Malaj u shpreh në emisionin ‘Tempora’ se Meta është bërë si Trump që dy herë kaloi tentativën për ‘Impeachment’ (fajësim) të presidentit.
Malaj: Me këtë nismën për shkarkim Meta është bërë si Trump që dy herë kaloi tentativën për Impeachment të presidentit. Miqësisht i them presidenti që vendi ia kërkon një etikë maksimale, sidomos me diplomatët.
Pretendimet e socialistëve që përdorin argumente se president po na prish marrëdhëniet me partnerët strategjikë kjo pastaj është vajtuese. Ata dështuan me herën e parë. Rama vetë e tha tani se nuk e shkarkojnë dot, por do të vazhdojnë me hapat. Por cili është përfitim i Shqipëri këtu?
Diskutime rreth kësaj post